Sot rekord infektimesh nga Covid-19/ Basha: Kam që nga marsi që kërkoj 2500 testime në ditë, është plotësisht e mundur!

Kryetari i PD, Basha u shpreh konferencën e shtypit me mediat se, situata sot nuk do të ishte kështu nëse masat e kërkuara nga ne që nga marsi e prilli do të ishin zbatuar.

“Situata nuk do të ishte kështu as në rrafshin shëndetësor dhe as në rrafshin ekonomik.Prej marsit i kërkoj ditë për ditë, 2500 teste në ditë. Plotësisht e mundur për t’u blerë dhe administruar dhe përballuar në këtë mënyrë, me vërtetësi, përmasat e vërteta të pandemisë dhe kjo sjelle, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.

Kjo është detyra e qeverisë nuk është detyra të dalin si sharlatanë vëre maskën këtu mos e vër maskën atje se po se’ vura do të vë gjobën. Kjo është të lash duart me shëndetësinë, me jetën e njerëzve ndërkohë që vjedh paratë e njerëzve.

2500 testime në ditë është minimumi që duhet të bëjë kjo qeveri në ditë, kurs sipas statistikave ët tyre zyrtare dje kemi arritur një rekord infektimesh”, tha Basha.

Artikulli paraprakBasha krahason Ramën me Robert Çamçakëzin: Nuk do lodhem duke ia kujtuar, u ka dhënë 75 milionë euro inceneratorëve
Artikulli tjetërRimëkëmbja Ekonomike/ Qeveria e Kosovës shpërndan 60 milionë euro për bizneset private