Rasti i parë në botë/ Pacienti humbet përgjithmonë dëgjimin nga COVID-19

Një burrë 45-vjeçar humbi përgjithmonë dëgjimin pasi u infektua nga COVID-19.

Rasti është i pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe ekspertët kanë thënë se humbja e papritur dhe e përhershme e dëgjimit, është e lidhur me infeksionet Covid-19 tek disa njerëz, raporton “The Sun”.

Rasti në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi ekspertët në Universitetin e Mançesterit thanë se njerëzit që janë rikuperuar nga virusi kanë raportuar një përkeqësim të dëgjimit.

Burri kishte 10 ditë që vuante nga simptomat e koronavirusit dhe u transferua në kujdesin intensiv gjatë kohës që kishte vështirësi në frymëmarrje.

Kur u transferua në kujdesin intensiv, ai u vendos në një ventilator për 30 ditë.

Si rezultat, ai zhvilloi ndërlikime të tjera dhe më pas u trajtua me remdesivir, steroid intravenoz dhe një transfuzion gjaku, pas së cilit filloi të përmirësohej.

Një javë pasi doli nga kujdesi intensiv, filloi të dëgjonte zhurma në veshin e majtë dhe shumë shpejt nuk mund të dëgjonte më me të.

Përveç astmës, ai ishte i shëndetshëm dhe kurrë nuk kishte pasur ndonjë problem me dëgjimin.

Ekspertët ekzaminuan kanalet e veshit, ku zbuluan se nuk kishte bllokime ose inflamacion. Nuk ka shkaqe përfundimtare të dëmtimit të dëgjimit, por ai mund të vijojë nga infeksionet virale siç është gripi.

Artikulli paraprakRama lutet për “mandatin e tretë”, shikoni çfarë i jep Zoti (Foto)
Artikulli tjetërBasha krahason Ramën me Robert Çamçakëzin: Nuk do lodhem duke ia kujtuar, u ka dhënë 75 milionë euro inceneratorëve