Banorët e Unazës së Re, protestë me flamur: Betejë kundër këtij regjimi, shtëpitë i kemi me gjak!

Banorët e Unazës së Re, ndonëse është ditë feste, kanë dalë sërish në protestë në ditën e 25 të tyre.
Banorët kanë shpalosur një flamur kombëtar 6 metra të gjatë dhe shprehen se dita e sotme është ditë feste, por edhe betejë kundër këtij regjimi.
Banorët thënë se banesat i kanë të ndërtuara me gjak, ndërsa sipas tyre policia po i provokon çdo ditë.
“Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpia nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët nga banesat. Të gjithë bashkë për një qëllim. Kjo është ditë festë dhe ditë beteje kundër këtij regjimi. Vetëm ata në kohën Enver Hoxhës silleshin në këtë mënyrë. Veprojnë natën në mënyrën më të turpshme. Po provokohemi çdo ditë nga policia”, shprehen banorët.

auto Screenshot 111543309809

Artikulli paraprakHisteria për të mbajtur një karrige po e bën gjithnjë e më të neveritshëm kryebashkiakun e Tiranës
Artikulli tjetërPërgjegjësi i Hetimit Tatimor u filmua duke marrë ryshfet, Rama e bën drejtor te Krimi Ekonomik