Bale zgjedh gjigantët e Premier League

Largimi i shumëpërfolur i Gareth Bale nga Real Madrid në verën e kaluar mund të realizohet në të ardhshmen. Në fakt, sipas “Diario Gol”, ylli i madrilenëve duket se është i vendosur të kthehet në Premier League dhe të veshë fanellën e Manchester United.
Kështu, pas Alexis Sanchez, Jose Mourinho mund të përforcojë ekipin e tij me një tjetër “big”, i cili ka një vlerë prej 75 milionë eurosh në merkato, por ka shumë mundësi që ky çmim të rritet ndjeshëm nëse lojtari do të këmbëngulë të largohet.
Uellsiani, i cili ka veshur në të kaluarën fanellat e Southampton dhe Tottenham në Premier League, ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë pesë asiste.

Artikulli paraprakDe Gea nuk lëviz nga Manchester United
Artikulli tjetërSimeone: Barcelona? Duhet të mendojmë vetëm për veten