Simeone: Barcelona? Duhet të mendojmë vetëm për veten

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madrid është i përqendruar vetëm te vetja dhe nuk mendon për diferencën që ka me Barcelona-n në kampionatin spanjoll apo avantazhin ndaj Valencia-s, që ndodhet pas tyre në vendin e tretë. “Barcelona është larg. Gjëja më e mirë është që të shikojmë vetëm veten. Varet nga ne”. Atletico ka fituar 3-0 kundër Las Palmas në kampionat pa patur në dispozicion Diego Costa-n dhe Kevin Gameiro.
“Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, veçanërisht për shkak të mungesës së tyre”, ka thënë Simeone. “Gjithsesi, ekipi ka arritur të zgjidhë një ndeshje të vështirë. Kemi reaguar pas një eliminimi të rëndë të pësuar në Kupën e Mbretit. Jemi vazhdimisht në rindërtim. Nuk mund të merrnim lojtarë verën e kaluar dhe tani kemi qenë të detyruar të linim të lirë disa futbollistë në janar. Kështu ka qenë gjithë viti”, ka thënë Simeone.

Artikulli paraprakBale zgjedh gjigantët e Premier League
Artikulli tjetërTottenham kërkon lojtarë