De Gea nuk lëviz nga Manchester United

Rinovimi i Kepa me Athletic ka vendosur edhe një herë David de Gea në mesin e kandidatëve për të mbrojtur portën e Real Madridit. Portieri ishte gati të nënshkruante për Real Madridin në atë operacion të frustruar nga faksi në vitin 2015. Që atëherë kanë kaluar dy vite e gjysmë dhe ndërkombëtari spanjoll tashmë është në sezonin e tij të shtatë te Manchester United. Një periudhë që De Gea e ka rishikuar në mediat zyrtare të Premier League, përmes një deklarate, në të cilën ai thotë se është shumë i lumtur për kohën që ka qenë në Angli, duke mos treguar shenja se dëshiron të lëvizë nga “Old Trafford”. “Po luaj sezonin e shtatë te Manchester United dhe jam shumë i lumtur me gjithë kohën që kam kaluar këtu. Shumë gjëra kanë ndodhur, shumë prej tyre janë vërtet të mira, një ose dy gjëra nuk kanë qenë aq të mira, por jam shumë i lumtur. Duke shikuar prapa, kanë qenë shtatë vite fantastike”, tha De Gea.

Artikulli paraprakKriza tek Interi
Artikulli tjetërBale zgjedh gjigantët e Premier League