Atentat mafioz në Tiranë

Një person dyshohet të jetë vrarë para pak minutash me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare.

Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.

Ende nuk ka informacione të hollësishme se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa zona në fjalë është rrethuar nga forca të shumta policie.

Hekuran Billa nuk është një emër i panjohur për policinë.

Në vitin 2008, kur ishte vetëm 28 vjeç, ai qëlloi në kokë me armë zjarri Prel Markun, në një klub shqiptarësh në Londër.

Ndërkohë që më herët ishte akuzuar për tre akuza për tentativë vrasje, fillimisht me burgim të përjetshëm dhe më pas të ulura në 34 vite.

Billa thuhet se pas vrasjes së Prel Markut u arratis në Danimarkë, por policia e gjurmori dhe u dënua me për vrasje dhe dy tentative vrasje dhe plagosjen e Musa Rrahmanit.

Artikulli paraprakBasha poston foton e takimit me Thaçin
Artikulli tjetërAromë ndryshimi, Thaçi: Basha, qëndrime prej burri shteti