Aromë ndryshimi, Thaçi: Basha, qëndrime prej burri shteti

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar takimet e tij me liderët politikë në Tiranë, e fundit pasditen e sotme me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Thaçi nuk kurseu elozhet ndaj liderit të opozitës duke e quajtur burrë shteti. “Unë njihem kohë të gjatë me zotin Lulzim Basha, kryetar i PDSH. Jemi njohur edhe kur punonte në Kosovë.

E vlerësoj si President i Kosovës për sjelljet e tij shumë të përgjegjshme dhe prej burrështetasi gjatë tërmetit dhe pandemisë. Është për tu uruar dhe përgëzuar marrëveshja e arritur së fundmi në Shqipëri. Ka dërguar mesazhin më të mirë për Shqipërinë europiane. Edhe si opozitar, edhe si kryeministër, edhe si president nuk kam ndonjë preferencë personale politike, por ajo çka duam ne është një Shqipëri stabile”, tha Thaçi.

I pyetur mbi takimet me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama dhe fotografimin pac kravatë me shefin e qeverisë, Thaçi tha:

“Në momentet që është bërë fotografia me presidentin ka qenë paradite, ka qenë shumë produktiv dhe vëllazëror. Unë me zotin Meta njihem prej dy dekadash. Jemi miq familjarë e kështu do të vazhdojë. Edhe dreka me Ramën ka qenë shumë vëllazërore dhe është krijuar situata që të heqë kravatën dhe të bëhej shumë miqësore dhe vëllazërore”.

Artikulli paraprakAtentat mafioz në Tiranë
Artikulli tjetërThaçi: Nuk rikandidoj për President, do të tërhiqem nga politika