Artistët vijojnë protestën kundër shembjes së Teatrit, mbështeten edhe nga qytetarët

Artistë të shumtë, të mbështetur dhe nga qytetarë dhe nga aktivistë të shoqërisë civile kanë vijuar protestën e tyre në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar.
Ai që ka folur i pari në këtë protestë, ka qenë aktori Neritan Liçaj, i cili ka lexuar peticionin për të mbrojtur godinën.
Po ashtu ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të firmosin qytetarët, por shtoi se deklarata e tyre u është dërguar dhe institucioneve shtetërore dhe ambasadave në vend.
Qytetarët me një kartë identiteti bëheshin pjesë e peticionit, përmes së cilit synohet të pengohet ligji i kaluar me procedurë të përshpejtuar me votat e mazhorancës në Kuvend.

‘Mbro Teatrin’, nis nënshkrimi i peticionit
Aktorët që nuk u bënë pjesë e pazarit të Ramës dhe Veliajt për Teatrin Kombëtar, u mblodhën sërish në protestë mbrëmjen e sotme.
Por në dallim nga herët e tjera, sonte përvec fjalimeve kishte edhe mbledhje të firmave për të kundërshtuar shembjen e godinës së teatrit.
Qytetarët me një kartë identiteti bëheshin pjesë e peticionit, përmes së cilit synohet të pengohet ligji i kaluar me procedurë të përshpejtuar me votat e mazhorancës në Kuvend.

Teatri1530296331

teatri1530297172

Artikulli paraprakTeatri Kombëtar, Teatri i Kullave dhe Teatri i Kukullave
Artikulli tjetërKush është banda shqiptare që kreu 102 vjedhje në Spanjë