Artistët e kalojnë natën te Teatri Kombëtar, kompania private ministrit Lleshaj nuk lejon mediat…

Një ditë pasi policia shkoi në ambientet e Teatrit Kombëtar, duke ushtruar presion mbi artistët, ditën e sotme është regjistruar një tjetër situatë skandaloze. Kompania ‘Iliryan Guard’, e cila është në pronësi të Ministrisë së Brendshme, ka ndaluar mediat që të hyjnë në oborrin e Teatrit, pa asnjë sqarim se pse duhet të ndodhë kjo, dhe pa asnjë urdhër zyrtar. E vetmja gjë që thonë nën zë punonjësit e kësaj kompanie, është që ky ishte një urdhër nga eprorët e tyre, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Policia Bashkiake mbërriti ditën e djeshme para Teatrit Kombëtar dhe pati konfrontim me artistët, të cilët u mbkllodhën menjëherë aty, në mbrojtje të godinës. Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës është konsideruar si “pazar” nga mbrojtësit e Teatrit, dhe është bërë shkak që tensionet mes palëve të rriten. Efektivët e pólicisë u larguan dje duke lënë një letër konstatim që tregon se teatri është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Dhe në këtë kuadër edhe sot punonjësit e kompanisë që është në varësi të Lleshajt, nuk lejojnë as mediat që të bëjë punën e saj. Aktivistët kanë kaluar me turne gjatë natës në ruajtje të godinës, dhe shprehen të vendosur se nuk do të lëshojnë pe, në ruajtje të saj, dhe që do të ndalin çdo plan të Bashkisë për shembjen.

teatri

Artikulli paraprak4 raste të reja me Covid-19 në Krujë
Artikulli tjetërPunonjësit e Fasonerisë në Korçë në protestë për pagën e luftës