Artistët çajnë rrethimin policor, futen brenda në Teatër, tensionohet situata

Artistët kanë mundur të thyejnë rrethimin policor që ishte vendosur tek Teatrit Kombëtar.

Pas orësh përballje, artistët janë futur në ambientet e brendshme të Teatrit.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka dalë në krah të artistëve dhe qytetarëve që po protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

‘Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!’

Artikulli paraprakReagon Meta: Shembja e Teatrit Kombëtar veprim korruptiv, policia të ndalojë aktet vandale
Artikulli tjetërBasha publikon fotot: Brenda Teatrit Kombetar ku Banda e Edi Ramës kishte nisur çmontimin…