Reagon Meta: Shembja e Teatrit Kombëtar veprim korruptiv, policia të ndalojë aktet vandale

Presidenti Ilir Meta ka dalë në krah të artistëve dhe qytetarëve që po protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

‘Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor ’90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!’

basha

auto Screenshot 11563948551

auto malaj

Artikulli paraprakArben Malaj në protestë në mbështetje të artistëve për mbrojtjen e Teatrit, thirrje socialistëve
Artikulli tjetërArtistët çajnë rrethimin policor, futen brenda në Teatër, tensionohet situata