Apeli i Bashës: Jemi me qytetarët, kërkojnë t’i prishin banesat për të ngritur pallate

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat pas takimit që pati me banorët e Unazës së Re që do t’u shemben shtëpitë nga qeveria.
Basha tha se Partia Demokratike është në krah të banorëve dhe nuk do të lejojë shembjen e shtëpive pa u dëmshpërblyer. bbb
“E kam ndjekur këtë çështje që nga minuta e parë. Jam ndjerë i tronditur dhe i shkuar nga ajo që kam parë. U ballafaqova me dramën e këtyre familjeve dhe të mijëra shqiptarëve që po vendosen në një presion psikologjik. Ajo që kam dëgjuar brenda është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një lnjoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera.
Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë, të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik.
Ju thonë, íkni se do t’u shembim shtëpitë! Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet.
Pse? Se Rama dhe Veliajn kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë.

Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajëmruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar. Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësja të keqeje që po ndodh këtu!”, u shpreh Basha.
Po ashtu Basha iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në Unazën e Re, dhe mos të presin që t’u vijë e keqja tek dera e shtëpisë.
“Asgjë nuk respektohet, pasi Edi Rama dhe Veliaj kanë një projekt bashkë me një grup oligarkësh dhe bandash që duan të pastrojnë paratë e drogës. Shkelin ligjin dhe Kushtetutën për të shkatërruar shtëpitë. Një pjesë e tyre të legalizuara dhe një pjesë në proces. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria. Sa e rrezikshme është kjo bandë e kam paralajmëruar. Mos prisni që t’u vijë e keqja në pragun e shtëpisë tuaj, por ejani këtu. Mbroni ligjin, Kushtetutën. Në këtë skandal s’ka asgjë të ligjshme. Shteti ka shkelur ligjin, kryeministri ka shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshme këtu është rezistenca e këtyre banorëve. Shkelja e ligjit është tipar i kësaj qeverie. Ky është mesazhi i PD. PD ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të tyre me këshilltarë dhe deputetë. Do qëndrojmë pro kauzës së këtyre banorëve”, përfundoi Basha.

Artikulli paraprakMallkim mbi Milanin!
Artikulli tjetërÇfarë po paralajmëron Dritan Zagani: “Javën tjetër do të ketë publikime të frikshme”!