Çfarë po paralajmëron Dritan Zagani: “Javën tjetër do të ketë publikime të frikshme”!

Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani edhe pse prej kohësh ka siguruar azil politik në Zvicër, vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Këtë herë Zagani ka paralajmëruar se këtë jave do të ketë publikime të frikshme.
Zagani ndër të tjera nuk ngurron të shprehë pakënaqësinë për padrejtësitë e ndodhura në vendin tonë, teksa shkruan se tradhëtari ndëshkohet më keq se armiku.
“Tradhetari ndershkohet me keq se armiku. Drejtesia eshte obligim i cdo shoqerie a aq me teper per opoziten, por kur nuk i con betejat deri ne fund nuk fiton as beteje e as lufte. Javen tjeter do te kete publikime te frikshme por mos beni perseri si te mallengjyer per DREJTESI…”, shkruan Zagani.
Kujtojmë që Zagani, ishte ai që bëri publik përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me bandën e Habiljave në trafikun e drogës. Pak kohë më parë Tahiri, doli në një konferencë ku shpalli pafajsinë përmes një dokumenti që , sipas tij, nuk hetohej më në shtetin italian.

HABILAJT 1

Artikulli paraprakApeli i Bashës: Jemi me qytetarët, kërkojnë t’i prishin banesat për të ngritur pallate
Artikulli tjetërRevolta e 12-vjeçarit: U tromaksa! Ai që nuk dua t’i përmend as emrin do të më shembë shtëpinë