Mallkim mbi Milanin!

Duket sikur një mallkim ka “zbritur” për të “pushtuar” Milanin. Sfida e fundjavës me Juventusin po afron dhe lista e të dëmtuarve pasurohet. Infermieria është mbushur plot e përplot, aq sa disa tifozë kanë nisur të thonë se ndoshta duhet që të bëhet një udhëtim drejt Lourdes, vendi i shenjtë në Francë, për të kthyer fatin e keq.
Ndaj Betis, Rino Gattuso, që ishte dashur të bënte eksperimente, zëendësoi në fillim Musachion, të cilin e përplasi Kessie në një moment loje dhe doli me barrelë, por edhe Calhanoglu, që doli duke çaluar. Gjendja e tyre do të vlerësohet ditën e shtunë, nëse do të mund të rikuperojnë për të dielën ose jo.
Jo vetëm kaq, por pas ndeshjes edhe Patrick Cutrone ka dalë duke çaluar.
Sulmuesi ka ndjerë dhimbje në gjurin të cilin dëmtoi në miqësoren mes Shqipërisë U-21 dhe Italisë U-21, që e la jashtë dy javë.
Listës së gjatë i shtohen, për momentin, edhe Biglia, që u operua dhe do të kthehet pas 4 muajsh, ashtu si edhe Caldara, gjithashtu që ka mbyllur këtë vit. Bonaventura gjithashtu është jashtë, teksa Higuain po shtrëngon dhëmbët. Calabria mund të rikuperojë në kohë, pasi ka dy javë jashtë fushe.
Të dëmtuar: Giacomo Bonaventura, Gonzalo Higuain, Davide Calabria, Andrea Conti
Në dyshim: HakanCalhanoglu, Matteo Musacchio
Kanë mbyllur vitin: Lucas Biglia, Mattia Caldara

Artikulli paraprakHoeness: “Çmenduri financiare bëj vetëm për një lojtar”
Artikulli tjetërApeli i Bashës: Jemi me qytetarët, kërkojnë t’i prishin banesat për të ngritur pallate