4 fshatra të bllokuar në Kukës, Safeti i “rilindjes” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve i shpenzon për fushatë!

Kryetari i Degës së PD Kukës, Arif Rexhmati ka reaguar për gjendjen e rëndë nga bllokimi i rrugëve në Kukës. Rexhmati shkruan në një postim në Facebook se, fshati Pistë ka dy javë i bllokuar, po ashtu edhe fshatrat Çaje, Shkinak, Fshat Njësia administrative Grykë-Çaje janë të bllokuar!

Kreu i PD të Kukësit shkruan më tej se, Safeti i “rilindjes” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve i shpenzon për fushatë!

Postimi i Rexhmatit në Facebook

Kjo eshte gjendja e rrugeve lidhese te fshatrave ne Bashkine Kukes!

Fshati Piste ka dy jave i bllokuar!

Fshatrat Çaje, Shkinak, Fshat Njesia administrative Gryke-Çaje jane te bllokuar!

“Flota e makinerive”, keshtu i quan Safati i rilindjes, rrine te parkuara para Bashkise sepse nuk ka karburant se fondet e mirembajtjes se rrugeve i shpenzon per punesimin e militanteve te Rilindjes per fushate!

Kartat e rilindjes per shpifje, sharje e manipulimet per te fshehur skandalet jane djegur!

Ora e ndryshimit dhe e ndeshkimit tuaj po afron!

Artikulli paraprakCovid-19/ Presidenti: Qeveria të ndalojë menjëherë pagesat e PPP-ve dhe t’i verë ato në shërbim të jetës së qytetarëve
Artikulli tjetërEdi Rama nuk bën dot pa të inkriminuarit!