Berisha paralajmëron Ramën për terrorin policor ndaj koleksionistit Gjergji Thimo

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë një paralajmërim kreut të qeverisë Edi Ramës, të ndalojë terrorin dhe çdo akt ndaj koleksionistit Gjergji Thimo, i cili tregoi para pak ditësh në “A Krasta Show”, se Rama kishte qenë i burgosur në Paris dhe madje i publikoi edhe numrin e tij si i burgosur.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Breaking News! Edvin Hajduti rrethon me narkopolici, koleksionistin Gjergji Thimo, i cili bëri publike numrin e Edvinit në burgun e Parisit si trafikant ikonash. Gjergji Thimio iu tha shqiptarëve të vërtetën, të cilën i pari e kishte zbuluar Fatos Nano kur akuzoi Edvin Hajdutin se e mori nga Parisi tek shiste ikona të vjedhura.

Edvin Hajduti deri sot nuk e ka përgënjeshtruar kurrë Fatos Nanon dhe as Gjergji Thimion.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin dhe paralajmëroj Edvin Kristaq Hajdutin se për çdo akt ndaj Gjergji Thimios, do të përgjigjesh në person. sb

74711 n1594025790

Artikulli paraprakBolton, si i penduari i parë i pazarit kriminal për ndarjen e Kosovës
Artikulli tjetërKy është mjeku që humbi jetën nga Covid-19