Ky është mjeku që humbi jetën nga Covid-19

Një tjetër mjek humbi jetën nga koronavirusi i ri në vend, teksa situata po bëhet tragjike. Sot në mëngjes u nda nga jeta mjeku Hysni Shkjau.

Kolegët e tij në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor në Pukë i kanë bërë një dedikim online.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.

Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Panvarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin”, thuhet në dedikim.

shkjau

Artikulli paraprakBerisha paralajmëron Ramën për terrorin policor ndaj koleksionistit Gjergji Thimo
Artikulli tjetërKujt mund t’i thërrasim për ndihmë sepse qeveria jonë na ka abandonuar