Ikën Dvorani, ja kush e zëvendëson

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.

Mbledhja e sotme është shoqëruar me debate.

Anëtaret kanë vendosur me 6 vota pro përfundimit të mandatit të Ardian Dvoranit, ndërsa 3 prej tyre kanë qenë kundër.

Gjatë shqyrtimit, anëtarja Marcela Shehu tha se Dovranit i ka përfunduar detyrimi për të pritur pasardhësin.

Sipas saj, qëndrimi në detyrë mbi afate cenon parimet Kushtetuese. Mendim pro përfundimit të detyrës së Dovranit ka shfaqur anëtari Alban Toro, sipas të cilit Këshilli duhet të konstatojë përfundimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa anëtarja Brikena Ukperaj deklaroi në mbledhje se detyrimi i Dvoranit për të mbajtur detyrën e gjyqtarit të Lartë nuk ka mbaruar, por mbaron në momentin e zgjedhjes së anëtarit të katërt që vjen nga radhët e juristëve të spikatur.

Anëtarja e Këshillit, Brunilda Kadi, deklaroi në mbledhje se Dvoranit i ka përfunduar detyrimi për të qëndruar në Gjykatën e Lartë.

Anëtari Erjon Muharremaj vlerësoi se në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë, mendon se Dvorani e ka përmbushur detyrimin e tij për te qëndruar në detyrë. Sipas tij, KLGj duhet t’i ofrojë mundësi për një pozicion në Apel.

Më herët KLGJ shtyu mbledhjen për çështjen “Dvorani” me arsyetimin se do duhet të pritet edhe mendimi i partnerëve të huaj.

Dy misionet e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës EURALIUS dhe OPDAT kanë refuzuar të japin opinion lidhur me çështjen e mbarimit të mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Ata thonë se nuk pranojnë të japin opinione për çështje individuale, pasi kjo në rastin konkret është përgjegjësi ekskluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kush e zëvendëson

Largimi sot i Ardian Dvoranit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Gjykata e Larta me vendim të KLGJ-së, ka sjellë për pasojë edhe vendin vakant.

Mësohet se tashmë zyrtarisht kryesimin e KED do ta marë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Kjo detyrë do të jetë provizore.

Pasi do të ketë një short që do të përcaktojë anëtarin e KED.  

KLGJ vendosi sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër.

Ndërkohë që Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.

Artikulli paraprakVideo/ Mashtrimi me rindërtimin e Thumanës, Orjola Pampuri: Rama bën show me fatkeqsinë!
Artikulli tjetërRritja e numrit të të prekurve me Covid-19, kërcënon Rama: Do të rikthejmë karantinën deri në daljen e vaksinës