Zyrtarë të lartë në librin e pagesave të Habilajve

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe zyrtarët e lartë të policisë nuk janë të vetmit që po hetohen në dosjen “Habilaj”. Hetimet e Antimafias italiane dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë Rama, emrat e të cilëve janë në listëpagesat e Habilajve. Gazetari Basir Çollaku shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se, pjesë e dosjes hetimore “Habilajt-Tahiri” janë disa zyrtarë të lartë dhe një prokuror, të cilët paguheshin nga banda e Habilajve.
Hetimet e Antimafias dhe Krimeve të Rënda po e zgjerojnë rrethin e të dyshuarve që rrezikojnë të merren së shpejti të pandehur. “Lista ështe e gjatë. Janë drejtues policie, është ministri Tahiri i akuzuar zyrtarisht si bashkëpunëtor në këtë organizatë trafiku, por hetimet dhe dyshimet flasin edhe për prokurorë. Në çdo rast, grupi kriminal i trafikut të drogës ka shpërblyer ndihmësit nëpër institucione. Ka prokurorë, drejtues të një apeli të rëndësishëm në Shqipëri, 10 vite në detyrë, dy mandate 5 plus 5, më tepër se çdo prokuror, që janë pjesë e hetimit të kësaj dosje.
Hetimet janë bërë nga Antimafia italiane dhe përgjimet janë elemente të hetimit. Gjenden në listëpagesat e grupit këta zyrtarë të drejtësisë. Grupi deri më tani ka dy të penduar dhe së shpejti do të jetë një i tretë. Udhëtimet në Itali kanë sjellë surpriza për të vëzhguarit, të cilët janë përballë telasheve serioze me drejtësinë. Në librat “Habilaj” janë pagesat. Janë shuma të mëdha parash të përfituara nga zyrtarët. Pjesëtarë të bandës informoheshin për operacionet, për përgjimet, si dhe mbyllje episodesh hetimore. Njëkohësisht dyshimet janë edhe për prishje provash. Hetimet e Antimafias dhe Krimeve të Rënda po e zgjerojnë rrethin e të dyshuarve që rrezikojnë të merren së shpejti të pandehur”, shkruan Çollaku.
Hetimi i dosjes “Habilaj-Tahiri” në Itali tashmë vazhdon në mënyrë aktive falë një grupi të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh të koordinuar nga Prokurori Bonomo, me ndihmën e njësisë GICO të Guardia di Finanza dhe njësisë ROS të karabinerisë italiane. Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, ndër të tjera nga zbatimi i kërkesave që Prokuroria e Katanias ka dërguar për autoritetet në Shqipëri.
Nga shtatë shqiptarë dhe italianë të arrestuar në muajin tetor, tashmë tre prej tyre kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë. Akoma më e rëndësishme, nga tre shqiptarë të arrestuar, dy prej tyre janë penduar dhe po bashkëpunojnë me drejtësinë italiane.
Nga zbulimet e operacionit Rosa dei Venti, në Itali ka nisur një hetim i zgjeruar, nga një ekip tjetër prokurorësh, i cili solli në arrestimin e 31 personave, të gjithë italianë, ndër të cilët edhe të kreut të familjes mafiose të Sanatapaolës, Italo Tomaselli.
Sipas burime të Prokurorisë Antimafia të Katanias, ngarkesat me drogë nga Shqipëria, të sjella nga trafikantët shqiptarë furnizonin disa familje të ndryshme mafioze në Siçili, të gjitha në konkurrencë me njëra-tjetrën për kontrollin e trafikimit. Kjo gjë çoi në lindjen e konflikteve të ashpra mes familjeve kryesore mafioze të Katanias. Rreziku që situata të degjeneronte në një luftë të vërtetë mafioze me shumë viktima e shtyu Prokurorinë e Katanias të përshpejtonte arrestimet, të kryera me shumë stil dhe me qëllim parandalues.
Nga zbulimet e operacionit “Rosa dei Venti” në Itali, ka nisur një hetim tjetër, nga një ekip tjetër prokurorësh, i cili solli në arrestimin e 31 personave, të gjithë italianë, ndër të cilët edhe të kreut të familjes mafiose të Sanatapaolës, Italo Tomaselli.
Sipas burime të Prokurorisë Antimafia të Katanias, ngarkesat me drogë nga Shqipëria, të sjella nga trafikantët shqiptarë furnizonin disa familje të ndryshme mafioze në Siçili, të gjitha në konkurrencë me njëra-tjetrën për kontrollin e trafikimit. Kjo gjë çoi në lindjen e konflikteve të ashpra mes familjeve kryesore mafioze të Katanias. Rreziku që situata të degjeneronte në një luftë të vërtetë mafioze me shumë viktima e shtyu Prokurorinë e Katanias të përshpejtonte arrestimet, të kryera me shumë stil dhe me qëllim parandalues.

R.POLISI

Artikulli paraprakTrafikohen 400 mijë euro drogë nga Shqipëria në Gjermani
Artikulli tjetërJa kush është ish-zyrtari i Ministrisë që shoqëroi Tahirin në Gjermani