Trafikohen 400 mijë euro drogë nga Shqipëria në Gjermani

Një bandë tregtarësh të drogës është çmontuar nga policia gjermane në rrethin e Sarstedt Gödringen, ndërsa droga e kapur kap vlerën e 400.000 eurove. Hetimet ndaj bandës kishin nisur në muajin prill nga prokurori i Hanoverit, ndërsa tre persona janë arrestuar, një shqiptar, një malazez dhe një serb.
Një burrë nga Mali i Zi, shofer 34-vjeçar me një traktor dhe një serb po 34 vjeç, drejtuesi i një kamionçine u arrestuan gjatë transferimit të drogës. Ishin qentë antidrogë, ata që zbuluan lëndën narkotike, nga pesha totale është 160 kg marijuanë. Një tjetër i dyshuar, një shqiptar 39-vjeçar u arrestua në një apartament në Sarstedt.
Në kërkimet e mëvonshme të apartamenteve në Hanover dhe Hanover Empelde, policia gjeti edhe 20 kg marijuanë si dhe sende të tjera për përpunimin e drogës. Gjithashtu, u kapën edhe 23 mijë euro para të gatshme dhe dy makina. Në total, janë kontrolluar gjashtë apartamente.
Vlera e shitjes së marijuanës së konfiskuar deri tani ka të ngjarë të jetë më shumë se 400,000 euro, shkruajnë mediat gjermane.
Personat e akuzuar importon kontrabandë të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria në Republikën Federale të Gjermanisë dhe të shitjes në të gjithë Gjermaninë.

Artikulli paraprakPolicia greke sekuestron 139 kg drogë nga Shqipëria
Artikulli tjetërZyrtarë të lartë në librin e pagesave të Habilajve