Ja kush është ish-zyrtari i Ministrisë që shoqëroi Tahirin në Gjermani

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, edhe pse nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një ish-vartës të tij. Tpz.al zbulon se ky ish-vartës është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Evi Rodo, ka mbajtur postin e drejtorit të Inspektimit, e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të Brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.
Ministri Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj. Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti papunë. Qëllimi i vetëm i eliminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.
Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qenë i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish-ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinasit, ndërsa ish-vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët.

Artikulli paraprakZyrtarë të lartë në librin e pagesave të Habilajve
Artikulli tjetërSi drejtori i policisë ruante drogën e Habilajve