“Zhduku mos të të shoh më”/ Përplasje e ashpër, Rama largon “gjeneral” Lleshajn nga posti i rëndësishëm

Qeveria e kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për të ndëryshuar të gjithë këshillin drejtues së Autoritetit Civil.

Me anё tё njё vendimi tё posaçёm tё botuar nё Fletoren Zyrtare, qeveria ka emёruar kryetar tё Kёshillit Drejtues Dritan Gjonbalajn, post të cilin deri më sot e kishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ndёrsa si anёtar ka emёruar Elira Kokonёn, Arta Gurabardhi. Evis Mamaj dhe Artan Shkrelin.

Në një kohë kur Ministri i Brendshëm duhet të ishte në krye të aksionit për zbatimin e masave ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit, duket se Sandër Lleshaj është mbyllur në karantinë tashmë prej muajsh, duke lënë në terren vetëm punonjës policie, pa “gjeneral”.

Por siç është përfolur në media, heshtja e Lleshajt, në këtë peridhë ku duhet të ishte protagonist, lidhet me një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Siç mësohet nga mediat gjatë mbledhjes së qeverisë dy javë më parë ka pasur një debat të ashpër midis tyre, ku tensioni ka arritur deri aty sa në duf e sipër, kryeministri e ka përzënë nga mbledhja e qeverië ministrin e brendshëm duke e “përcjellë” me hakërrimet “zhduku mos të të shoh më”.

Përplasja duket se ka sjellë edhe vendimin e kryeministrit për ta shkarkuar nga ky post.

“VENDIMNr.221, datë 12.3.2020PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLITDREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVILNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10 233, datë11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tëInfrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1. Emërimin në detyrë të kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit tëAviacionit Civil, si më poshtë vijon:- Z. Dritan Gjonbalaj, kryetar;- Znj. Elira Kokona, anëtar;- Znj. Arta Gurabardhi, anëtar;- Znj. Evis Mamaj, anëtar;- Z. Artan Shkreli, anëtar.2. Vendimi nr.752, datë 13.12.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe tëanëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, shfuqizohet.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTËR Edi Rama”, thuhet në vendim.

Artikulli paraprakBasha reagon pas përgjigjes për mesazhin e sajuar: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i njerëzve
Artikulli tjetërPaloka: Mesazhet fallco si maskat e skaduara! Lojë e fëlliqur, u falsifikua nga Rama e Balla