“Mazhoranca nuk jep dot zgjidhje, Parlamenti i ka ditët e numëruara”, Basha: 11 muaj para zgjedhjeve, ne kemi një plan të qartë

Kreu i PD Lulzim Basha në fjalën e tij jashtë Kuvendit, tha se kjo mazhorancë nuk mund të ofrojë zgjidhje pas 11 vite e gjysmë në pushtet, sepse janë vetë problemi.

Ai shtoi se PD ka një plan të qartë.

“Zhduken mln euroqë mund të përdoreshin për të mbyllur plagë sociale, por në vend të kësaj merren nga taksa e rritura e zhduken në xhepat e të korruptuarve. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK.

Në betejë për zhbërjen e aleancës, PD është pro interesit të qytetarëve.

Propozimi për disa ndryshime në Kodin Penal synojnë mekanizma më shumë për SPAK kundër të korruptuarve

Në funksion të kësaj është cdo betejë të PD ka marrë e do vijojë të ndërmarrë.

Pas 11 vite e gjysmë qeverisjeje, mazhoranca nuk mund të ofrojë zgjidhje, sepse është vetë problemi. Në kemi plan konkrekt”, tha ai.

Artikulli paraprakKreu i PD, Durrës, Joni Myshketa: Në prag të sezonit veror, operatorët turistik ngrejnë shqetësime për mungesën e pastërtisë në ambientet e plazhit
Artikulli tjetërInterpelanca me ministrin e Drejtësisë për Amnistinë/ Alibeaj: Bashkuan votat për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu! Ja pyetjet për Ulsi Manjën