Basha reagon pas përgjigjes për mesazhin e sajuar: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i njerëzve

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagoi për konfirmimin e ardhur nga Vodafone se mesazhi i çuar në emër të tij për kryeministrin, nuk ishte dërguar nga telefoni i tij.

“Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen”, shprehet zoti Basha.

Basha ka shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone. Në përgjigje u konfirmua dy gjëra:

1. SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.

2. SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare.

2 20

vod

Artikulli paraprakBasha: Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!
Artikulli tjetër“Zhduku mos të të shoh më”/ Përplasje e ashpër, Rama largon “gjeneral” Lleshajn nga posti i rëndësishëm