Paktet PS-Rithemelim na tregojnë se sa larg Europës jemi!

Nga Ersid Karaj

“Drejtësia flet me fakte”, u shpreh ministri i drejtësisë, Ulsi Manja sot në Kuvend gjatë interpelancës me Nënkryetarin e PD, Enkelejd Alibeaj!

Po vërtetë, pas marrëveshjes me Rithemelimin për të liruar zyrtarë dhe gjyqtarë të korruptuar, “Drejtësia foli me fakte!”

E meqënëse se sot është Dita e Europës shoqëria shqiptare kupton edhe më mirë se çfarë fshihem pas pakteve PS-Rithemelim.

Dhe një nga ato është dhe marrëveshja për Amnstinë Penale e nënshkruar nga Ulsi Manja dhe Gazment Bardhi.

Manja teksa fliste nga Foltorja e Kuvendit, duke mos pasur argumenta, pranoi që kjo Amnisti nxorri nga qelia personat e korruptuar dhe mbrojti ata nën hetim nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

Gaz Bardhi dhe grupi i Rithemelimit ulnin kryet poshtë nga paturpësia e madhe kur dëgjonin Ulsiun pasi ishte vetë Ministri që u “nxorri bojën” e marrëveshjes.

Dhe në përfundim Ulsi ashtu siç ishte pa argumenta, dhe për të shpëtuar lëkurën e tij e mbylli duke thënë, “zgjidhni hallet me njëri-tjetrin njëherë”, duke e braktisur hapur Rithemelimin.

Ky front i marrë anti-SPAK, ia arriti qëllimit për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tyre në qeli, dhe nesër për të mbrojtur edhe veten ndaj korrupsionit dhe qelisë, por treguan dhe njëherë që nuk e kanë problem ta brakstin njëri-tjetrin kur shikojnë se janë në rrezik.

Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është shumë afër Europës, por paktet Manja-Bardhi tregojnë një anë tjetër të medaljes.

Në vitin 1950 ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, deklaroi për shtypin ndërkombëtar dhe i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”, ndërsa PS-Rithemelimi bëjnë thirrje për të rrëzuar çdo front ndërkombëtar që i prek interesat e tyre korruptive.

Artikulli paraprakRestorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%
Artikulli tjetërBasha: Pazari për Amnistinë Penale nxori në pah gënjeshtrën e madhe