Zbulohet bakteri që mund të ndihmojë fëmijët me autizëm

Shkencëtarët mendojnë se sekreti për të luftuar autizmin nuk fshihet në mendje, por në zorrë. Fëmijët autikë kanë më shumë probleme me stomakun se bashkëmoshatarët e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi i bakterit të zorrës mund të lehtësojë vetëm problemet në stomak për fëmijët me autizëm, por edhe çrregullimet në sjellje të lidhura me këtë gjendje. Sipas tyre, rregullimi i balancës së bakterit të mirë në krahasim me bakterin e keq, nëpërmjet transplantit të bakterit të zorrës nga një person i shëndetshëm tek një fëmijë me superbakter, mund të ofrojë një mënyrë efikase për trajtimin e kësaj gjendje.
Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Arizonës shpresojnë që e njëjta teori mund të aplikohet edhe për trajtimin e autizmit.
Rezultatet e këtij studimi janë cilësuar si “premtuese”, megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime para se të mund të rekomandohet për të gjithë fëmijët autikë.
Hulumtuesit shkencorë testuan teorinë e tyre tek 18 fëmijë autikë, të moshës nga 7-18 vjeç. Ata u dhanë fëmijëve antibiotikë (pastrues zorrësh) për 10 javë dhe kryen transplanto të bakterit të zorrëve çdo ditë, për një periudhë 8-javore.
Këta fëmijë filluan të shfaqnin përmirësime në sjelljet autike, u bënë më socialë dhe bënin gjumë më të rehatshëm. Ata patën përmirësime edhe të simptomave gastrointestinale, të cilat u reduktuan me 80%.

Artikulli paraprakEcja, sa hapa duhet të bëjmë në ditë?
Artikulli tjetërMediat pretendojnë se kreu i CIA-s, Pompeo, është takuar me Kim Jong Un