Ecja, sa hapa duhet të bëjmë në ditë?

Të ecim do të thotë që të mbajmë trupin me një shnëdet më të mirë. Gjithashtu, ecja konsiderohet nga mjekët edhe një farë terapie psikologjike, pasi largohesh nga vendet e rutinës, ambientet e mbyllura, merr ajër të pastër, qetëson mendjen dhe largon stresin
Por sa duhet të ecim?
10 mijë hapa korrespondojnë me 7.5 kilometra, për të përshkuar që nga momenti kur zgjohesh dhe kur fle, pra dhe me fraksione gjatë ditës. Numërimi i tyre, i disponueshëm në shumë aplikacione në telefon, bëhen kështu një mjet i çmuar për të matuar aktivitetin tonë të përditshëm fizik. Në të kundërt mjaftojnë 30-40 minuta në ditë ecje e shpejtë.
Ecja është një aktivitet i përshtatshëm për personat me shëndet të plotë. Por duhet të kenë kujdes dhe kontroll mjekësor personat që vuajnë nga zemra, të prekur nga shqetësimet me këmbët apo probleme të tjera me kyçet.
Pse duhet të ecim?
Është një aktivitet fizik që përmirëson funksionalitetin kardio-vaskular dhe pulmonar, zhvillon muskujt dhe kockat. Të ecësh rregullisht ndihmon dhe në rënien në peshë, nëse kjo kombinohet me ushqyerjen e duhur, zgjon metabolizmin, ka efekte pozitive në tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit të keq, dhe trigliceridet e diabetit.

Artikulli paraprakEksperimenti, si duket në moshën 70-vjeçare gruaja që nuk hëngri sheqer për 28 vjet
Artikulli tjetërZbulohet bakteri që mund të ndihmojë fëmijët me autizëm