Xhuxhi: Më morën shenjat e gishtave në ambasadën e SHBA dhe më refuzuan vizën

“Shkova tek ambasada amerikane bashkë me gruan në Tetor të vitit të kaluar. Atje më morën shenjat e gishtave. Pastaj ajo zonja që ishte atje më pyeti sa shtëpi ke? Pashë gruan dhe i thashë dy. Pastaj më pyeti, sa makina ke? Pashë prap gruan dhe i thashë tre. Ika në shtëpi. Të nesermen më erdhi një shkresë nga ambasada dhe më thoshte se të refuzohet viza amerikane, por ke të drejtë të aplikosh prap. Unë nuk aplikova më”, tha Dako duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse i ishte refuzuar viza amerikane.
Tre herë në krye të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të enjten, surprizoi në studion e emisionit “Opinion”, duke deklaruar se është normale të kontaktojë apo të kërkojë mbështetjen e trafikantëve të drogës për të mbledhur vota.
Edhe pse më herët, Dako u shpreh se personave të shumtë që takon nuk u kërkon diplomë apo dëshmi penaliteti.
I vënë nën presion nga paneli në studio se ai është në dijeni të njerëzve të cilëve iu kërkon ndihmë, Vangjush Dako lëshoi një perlë.
“E di kush janë, por nuk i paragjykoj njerëzit unë” tha Dako, që sapo kishte shpjeguar se kush janë dy personat e arrestuar nga policia për trafik droge.
“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është arrestuar. Aty thonë duhet të ketë qenë para zgjedhjeve. Në çdo takim i falenderoj njerëzit që kanë qenë në takim, faleminderit njërit, faleminderit tjetrit” tha Dako që u pyet se kush është Astriti.
“Astriti është vëllai i Niçes” vazhdoi Dako duke u justifikuar për mbështetjen që i merr këtyre personave. “Kjo është politika, nuk jemi në kohën e Enverit. Ai bën një luftë për mua, fiton vota, kontribuon. Mos t’ia bëj një telefon unë? Tashi ne mos bëjmë fushatë?”
Qëndrim krejt ndryshe ka shfaqur pedagogu Mark Marku, i cili i tha Dakos se kjo nuk është normale që një kryetar bashkie të takohet me kriminelë.

Artikulli paraprakBasha ndërhyn në debat: Trafikantët dhe banditët biseda telefonike edhe me Ramën
Artikulli tjetërBreshëri plumbash në Tiranë, plagoset 50-vjeçari