Xhafa me ambasadat kundër Tahirit dhe drejtësisë

Ambasada e SHBA dhe ajo e Britanisë kanë reaguar në lidhje me dënimin me shërbim prove të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Në reagimin e ambasadës amerikane, thuhet se dënimi i një ish-ministri tregon se drejtësia po bën përpara.

“Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.”, thuhej në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ndërsa, ambasadori britanik në Tiranë Duncan Norman ka shkruar në profilin e tij në “Tëitter” se vendimi për dënimin e Saimir Tahirit tregon se drejtësia në Shqipëri po maturohet.

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”, -thuhet në reagimin e ambasadorit.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu ka dhënë “pëlqim” të dyja postimeve të ambasadave të rëndësishme në vendin tonë. Xhafaj tregon me anë të pëlqimeve, se qëndron në krah të ambasadorëve të huaj në Shqipëri.

Artikulli paraprakNoka: Edi Rama është peng i Saimir Tahirit, ndërsa drejtësia…
Artikulli tjetërTahiri i akuzuar për trafik droge lihet i lirë, kuksianët protestuan për bukën e gojës, u mbajtën në burg