Deklarata e fortë e SHBA: Vendimi i Gjykatës për Tahirin shkurajues, duhen pasoja domethënese

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përtypur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Tahirin duke e konsideruar atë si një vendim shkurajues.

Ambasada amerikane shkon edhe më tej duke deklaruar se për “ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse”, gjë e cila nuk ka ndodhur në vendimin e Gjykatës ndaj Tahirit.

Deklarata e plotë e Ambasadës amerikane

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

Artikulli paraprakBardhi: Rama zhduku provat për Tahirin, peng i dosjes së drogës së Xibrakës të Olsi Ramës
Artikulli tjetërPër qeverinë, Tahiri është më i rëndësishëm se hapja e negociatave