Vijon të jetë e rëndë situata nga zjarret në Majën e Runës, kërkohet sërish helikopter

Situata nga zjarret në Majën e Runës në Kukës vijon të jetë problematike. Mbrojtja Civile bën të ditur se sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Gjithashtu është bërë kërkesë për ndërhyrje të helikopterit nga ajri.

Njoftimi i plotë

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, forcat e DMR-së Kukës ,si dhe nga ajri me Helikopter.

Sot janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca të MZSH-së, 8 forca të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.

Kemi bërë kërkesë dhe për ndërhyrje nga ajri me Helikopter. Situata në bashkitë Tropojë dhe Has është e qetë.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërU arrestua për favorizim në tendera, lirohet juristja e Fatos Tushes