U arrestua për favorizim në tendera, lirohet juristja e Fatos Tushes

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga të arrestuarit e grupit të Kryebashkiakut të Lushnjës për korrupsion. Bëhet fjalë për ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës, Blerta Turkun, e cila kaloi nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”,

Avokati i saj, Andi Hasanaj, tha ky vendin konfirmoi pretendimin e tyre se Turku kishte zbatuar vetëm ligjin dhe nuk kishet kryer shkelje ligjore.

“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, tha avokati.

Fatos Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.

Blerta Turku u arrestua për shkelje të barazisë në tendera më 5 korrik 2021:

1 17

Artikulli paraprakVijon të jetë e rëndë situata nga zjarret në Majën e Runës, kërkohet sërish helikopter
Artikulli tjetërSapo ishte kthyer nga Londra, kush është 24-vjeçari që ju bë atentat pranë shtëpisë