Vera mbaroi, çfarë pritet të ndodhë me Covid-19?

Ilir ALLKJA
mjek

Megjithëse kam kritikuar që prej fillimit punën tejet tê dobët të Ministrisë së Shëndetësisë, dhe për këtë kam marrë kosto personale, përsëri e gjej me vend të shkruaj për të gjetur rrugë për të mbrojtur shëndetin e popullatës e për të shpëtuar jetë njerëzore!

Pandemia e koronavirusit nuk do të lehtësohet me ardhjen e stinëve më të ftohta, kjo është e sigurtë .
Këtë e paralajmërojnë epidemiologë e infeksionistë në mbarë botën, të cilët besojnë se situata ka të ngjarë të përkeqësohet përsëri në muajt në vazhdim në lidhje me shifrat e të infektuarve me COVID-19.

Dr. Anthony Fauci drejtor i Institutit Kombëtar të Alergologjisê dhe Sëmundjeve Infektive në USA, deklaroi dje para mjekëve në Universitetin e Harvardit: “Thjesht mendoj se duhet ti përvishemi fort punës dhe të kapërxejmë vjeshtën dhe dimein, pasi nuk do të jetë e lehtë”.

Kanë kaluar saktësisht gjashtë muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin e koronavirusit një pandemi. Në atë kohë, kishte 118,000 raste në 114 vende, me më shumë se 90% të atyre infeksioneve të raportuara në vetëm katër vende.

Deri dje në mbarë botën, kishte më shumë se 28 milion raste në 214 vende.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha dje se programi i OBSH kishte për qëllim shpejtimin e hyrjes globale në testet, trajtimet dhe vaksinat e koronavirusit dhe se ka nevojë për një rritje prej 35 miliardë dollarë!

Po qeveria jonë cfarë po bën?!

E mbërthyer nga ethet e humbjes së pushtetit e tërë makineria shtetërore eshte e mbërthyer në propagandë e pothuaj asnjë strategji konkrete!

Personalisht megjithëse unë jam një ushtar në radhën e qindra kolegëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë COVID-19, gjithmonë kam përcjellë shembuj të strategjive që o zhvillojnë vende avantgardë si Franca, Gjermani, USA etj, por nuk kam parë asnjë strukturë qeverisëse të kopjojë nga gjithcka që po zbatojnë me sukses këto vende!

Përse?

Sepse arroganca, injoranca e stima e karrigembajtësve nuk do tja dijë realisht për atë që quhet Shëndet Publik, pasi vetë i hipin avionit për një teshtimë e fluturojnë në spitalet e zgjedhura të botës (me paratë tona, sigurisht) por edhe sepse ai që sugjeron është një kritik e jo një sufllaqexhi!

Kualifikimi i stafeve shëndetësore, on-line ose ose nëpër spitalet covid 1 dhe 2 duhej të koshte filluar që në muajin prill.

Në shkurt -prill këtë kualifikim vërejta se e kishte filluar Franca , por kryeministri Rama deklaronte në ceremoninë e diplomimit të mjekëve të rinj, se Shqipëria nuk kishte mangësi në mjekë (!!)

Ndërkohë që është fakt se Shqipëria ka shumë nevojë për mjekë në përgjithësi, pasi jemi në shifra afrikane përsa i përket numrit të mjekëve për 1000 banorë, e sidomos për mjekë të kujdesit intensiv të cilët janë si uji i pakët në këtë kohë.

Pêrdorimi në një masë skandaloze, të paargumentuar të antibiotikëve mund të rezultojë në probleme lidhur me efektin e tyre në stinën e ftohtë, në rast të pneumonive apo infeksioneve të tjera bakteriale, ndërsa mostrajnimi mjekëve të familjes, mos pajisja me një protokoll profesional mund të ketë përsëri pasoja.

Per vitin 2020 buxheti per shëndetësinë nuk pati asnjë rritje, përkundrazi dyshime të forta per abuzim me ato pak para, që nga çmimet stratosferike të maskave, dorezave e deri tek ato të respiratorëve!

Në vitin 2020 mjekësia nuk bëhet me heronj e spitale partizane, me figurantë që duartrokasin për ministren jo që jo, por me specialistë të mirêtrajnuar, të pajisur dhe të motivuar!

Artikulli paraprakPse 25 prilli do të jetë një referendum popullor kundër Edi Ramës?
Artikulli tjetërFormular drejtorëve për zgjedhjet: 150 emra me numër karte, ndryshe ikni nga puna! Reagon Berisha