Vendet me më shumë diell, Shqipëria renditet e 8-ta në Europë

Dielli është ilaç për shpirtin dhe për trupin. Por shumë vende në botë janë të kufizuara nga kënaqësia që të falin rrezet e diellit. Në këtë mënyrë shumë qytetarë të vendeve që kanë më pak diell janë të prirur që të largohen në vende me më shumë diell. Britania është një nga vendet që ka edhe largimin më të madh të popullsisë drejt vendeve me më shumë diell. Në një studim të bërë nga World First në 1000 persona, të cilët kanë qenë aty dhe janë larguar, 60% e tyre janë shprehur se një nga arsyet kryesore ka qenë përmirësimi i kushteve të motit. Duke ju referuar të dhënave të agjencisë meterologjike kombëtare në Britani është bërë e mundur që të listohen 20 vendet me më shumë diell në Europë. Këtë listë e kryeson Malta me kryeqytetin e saj Valeta, për të vazhduar më pas me vende si Franca, Portugalia e Greqia. Por në këtë listë nuk mund të mungonte edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga Tirana dhe renditet e teta në listë, me rreth 2800 orë diell në vit. Sa i përket listës me dhjetë vendet që preken më pak nga dielli në Europë duket se qytetet e Britanisë së Madhe mbajnë rekord pasi katër prej tyre janë pjesë e kësaj liste. Ato janë Manchester, Londër, Birmingahm dhe Glasgow. Por qyteti që sheh më pak rrezet e diellit në Europë është Zyhriu i Zvicrës i ndjekur nga qyteti i Hamburg në Gjermani.

Artikulli paraprakEksportet në pikiatë, thellohet rënia me 7.8% në janar-qershor
Artikulli tjetërINSTAT: Rikthehet tregu i “gabit”, shkak kriza ekonomike