Vëllai i drejtorit të OSHEE kapet duke vjedhur energji elektike, a kishte dijeni zyrtari?

Task Forca e OSHEE ka kryer sot disa kontrolle në rajonin e jugut, ku janë evidentuar edhe abonentë që vidhin energjinë elektrike.
Burime thonë se në Gjirokastër është kapur duke vjedhur energjinë vëllai i drejtorit të njësisë së OSHEE për qytetin, Rezart Hoxha.
Task Forca e mbërritur nga Fieri, ka konstatuar se në lokalin e shtetasit Dritan Hoxha, vidhej energji elektrike. Lokali ndodhet në qendër të qytetit të Gjirokastrës.
Mësohet se çështja është referuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Nuk dihet se prej sa kohësh Dritan Hoxha vidhte energjinë elektrike në biznesin e tij.
A ka qenë në dijeni vëllai i tij që është drejtor në OSHEE?
Këto pritet të zbardhen nga hetimi i Prokurorisë, por sidoqoftë pas kësaj, drejtori Rezart Hoxha duhet minimalisht të dorëhiqet.
Është pa sens që ai të shkojë të ndërpresë lidhjet e paligjshme në abonentë të tjerë, kur ka mbyllur sytë para biznesit të vëllait të tij. /Lapsi

oshee

Artikulli paraprakGazetarja Xhunga padit në Prokurori biznesmenin: Më kërcënoi me vdekje
Artikulli tjetërLala “kopjon” Lalin, betonizon Parkun Rinia në Elbasan