Velina e Ramës: Më “turbulloi shpirtërisht”, gjykata, gjobë Krajës se denoncoi rritjen e çmimit të ujit!

Me pretendimin se ishte “i turbulluar shpirtërisht” nga komentet dhe statuset në Facebook të këshilltarit të Partisë Demokratike Akil Kraja, kryebashkiaku Erion Veliaj i ishte drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi për shpifje.
Vendimi është marrë sot dhe këshilltari i PD, Akil Kraja që e konsideroi një aferë rritjen e çmimit të ujit, që denoncoi mungesën e transparencës dhe që kujtoi premtimet e Veliajt se çmimi nuk do të rritej, u dënua me 250 mijë lekë.
Në dalje të Gjykatës së Tiranës, Akil Kraja tha se vendimi është marrë nën presion politik nga gjykatësit, mbi të cilët qëndron kërcënimi i vetingut.
“Erion Veliaj arriti me debatin e shpifjes, me Rilindjen e drejtësië, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, që sot të kërkosh demokraci, një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, ti mund të dënohesh.
Është një vendim fatkeq që mbron një kryebashkiak gënjeshtar. Ai premtoi publikisht se çmimi i ujit nuk do të rritet, se çmimi i transportit publik nuk do të rritet, ai premtoi moratorium për ndërtimet, por ka ndodhur e kundërta. Ai premtoi se edhe sikur një pemë do të pritej , ai do të jepte dorëheqjen.

Ai është një kryebashkiak gënjeshtar që u paraqit sot para Gjykatës së Rrethit Tiranë si një viktimë “e turbulluar shpirtërisht”. Cinizmi nuk ka fund! Ai e akuzon demokracinë, kërkon ta dënojë, të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien në bazë që na mban të bashkuar se po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur, kthehet në diktator, drejtësia kthehet në pushtim.
Mendojeni edhe njëherë: Erion Veliaj ndjehet i turbulluar shpiërtërisht se ne e akuzojmë për një aferë për rritjen jotransparente të çmimit të ujit për banorët e Tiranës, po kështu për taksat, po kështu për moratoriumin e ndërtimeve!
Janë me dhjetra raporte ndërkombëtare që e konsiderojnë bumin e ndërtimeve në Tiranë si një lavatriçe për paratë e drogës.
Gjykata dha një vendim të pakuptueshëm, kam kurajon qytetare që ta them se mbase po, mund të ketë pasur edhe presione në këtë gjykim, gjyqtarët janë të shqetësuar, sepse një Veting po kalon nëpër këmbë dhe jam kurioz se çfarë do të thojë “i turbulluari shpirtërisht”.
Me këtë dua ta mbyll: sa cinik është Erion Veliaj që ne i kemi krijuar një trubullim të gjendjes shpirtërore. Po shqiptarët që po largohen, po ky vend që po braktiset, çfarë do të thojë?! Ky është cinizmi. Pushtetari që po e largon, po e masakron, rrëmben këtë vend thotë “unë jam viktimë”! u shpreh Kraja.

Artikulli paraprakI dërguari i Merkel i tregon “vijën e kuqe” Thaçit, reagimi arrogant: Vendos unë!
Artikulli tjetërBasha: As Rama dhe as kamikazja e tij nuk do ja mbyllin gojën opozitës, fundi i tyre i ngjashëm me atë të diktaturës