Basha: As Rama dhe as kamikazja e tij nuk do ja mbyllin gojën opozitës, fundi i tyre i ngjashëm me atë të diktaturës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas padisë që Regleta Panajoti bëri ndaj Akil Krajës, duke e akuzuar atë për shpifje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, as Panajoti, as Rama dhe as vrasësi i Ardit Gjoklajt nuk do t’i mbyllë gojën opozitës.
Postimi i Bashës
As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u padit nga këshilltarët e djathtë për rritje jotransparente të çmimit të ujit të pijshëm.
Lidhur me këtë padi, sot ai ka dalë para togave të zeza me pretendimet se ndihet “i turbëlluar shpirtërisht”, ndërsa gjykata ka vendosur s eakuzat e këshilltarëve të djathtë ndaj Veliajt janë të pavërteta, e kësisoj ka dënuar këshilltarin Akil Kraja me 250 mijë lekë gjobë për shpifje.

1 2

Artikulli paraprakVelina e Ramës: Më “turbulloi shpirtërisht”, gjykata, gjobë Krajës se denoncoi rritjen e çmimit të ujit!
Artikulli tjetërBosët e vërtetë të krimit dhe drogës qëndrojnë ulur në karrigen e kryeministrit