Veliaj dhe Mazniku paditen në SPAK

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kanë depozituar zyrtarisht kallëzimin penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe zv.kryebashkiakut Arbjan Mazniku.

Bashkia e Tiranës akuzohet nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pasi kërkon ta shembë atë dhe të ndërtojë një teatër tërësisht të ri modern ku të ketë edhe ambiente për të ruajtur traditën e Teatrit.

Po kallëzimi është edhe për pronën pasi dyshohet se projekti do të përfshijë një pjesë shtetërore të Teatrit për t’ia dhënë privatit.

 

Artikulli paraprakOBSH nxit vendet të hetojnë raste të mëhershme të Covid-19
Artikulli tjetërKryeeksperti delirant Edi Rama