BDI dhe VMRO bashkë në QEVERI?! Ahmeti: Asnjë skenar NUK përjashtohet!

Kreu i BDI Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Top News, Xhoi Malësia ka folur kryesisht për situatën politikë në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti tha për “Breaking”, se ai nuk përjashton një koalicion me partinë e ekstremit të djathtë VMRO- DPMNE, kandidatja e të cilës Gordana Siljanovska- Davkova, mori mbi 40 % të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit.

“Ne kemi bashkëqeverisur me VMRO gati 11 vite dhe ma merr mendja se këto janë deklarata më shumë politike se sa realiste. Kështu që mbetet më 8 maj të shohim se si do të dalin palët në atë proces zgjedhor “, tha Ahmeti për Top News.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen më 8 Maj, Gordana Siljanovska- Davkova e VMRO- DPMNE do të përballet me kandidatin që doli i dyti më 24 prill, Stevo Pendarovski nga LSDM-së.

Në këto zgjedhje partitë shqiptare garuan me dy kandidatë, me Bujar Osmanin e BDI dhe me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, të cilët morën respektivisht  13,36% dhe 9,21%.

Artikulli paraprakU vranë më shumë se 8.000 burra, dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për masakrën e Srebrenicës! Serbia dhe Rusia lobim kundër miratimit
Artikulli tjetërGjyqi për ‘Gërdecin’/ GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve të Mediut për marrjen në pyetje të shtetasve amerikanë me videokonferencë! Ja çfarë u vendos