Vdekja nga torturat në Komisariat, Xhafaj u ndryshon detyrën policëve të dhunës

Efektivët e Komisariatit të Policisë së Korçës që akuzohen nga familjarët e të ndjerit Enea Ftoj se torturuan për vdekje, pritet të transferohen në detyra të tjera deri në përfundim të hetimeve të nisura.
Zv.ministrja e Drejtësisë, Romina Kuko ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese te Drejtorisë së Policisë dhe Komisariatit të Korçës. Takimi, që ka zgjatur për thuajse 3 orë ka pasur në fokus pikërisht ngjarjen e rëndë të ndodhur në paraburgimin e Komisariatit të Korçës, ku humbi jetën 27-vjeçari Enea Ftoj.
Burime bëjnë me dije se gjatë takimit kanë qenë të pranishëm edhe policët e akuzuar nga familjarët e Enea Ftojt për ushtrim dhune fizike. Burime të rezervuara pohuan se të tre efektivët e akuzuar nga familjarët se kanë ushtruar dhunë ndaj të riut, pas këtij takimi pritet që të transferohen në sektorë të tjerë të strukturave të policisë deri në mbyllje të hetimit.
Enea Ftoj, 27 vjeç ndërroi jetë në ambientet e komisariatit dy javë më parë, ndërsa familjarët akuzuan policinë se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Pas të riut të vrarë në qelitë e Komisariatit të Korçës, një tjetër viktimë nga torturat e policisë ka rënë në Shkodër. Ardian Kallami i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur për shkak të dhunës policore në komisariat. Ai ka lënë edhe një video, ku duket dhuna policore ndaj tij brenda ambienteve të komisariatit.
Vdekjet në komisaritet e policisë kanë ndodhur si pasojë e torturave të instaluara në polici nga ministri Fatmir Xhafaj, i cili njihet për torturat e tij në burgje gjatë kohës që ka punuar si hetues i Sigurimit të Shtetit. Të njëjtat metoda që xhelati Xhafa ka ndjekur në kohën e komunizmit, që thyente kockat e të burgosurve, po përdoren tashmë në polici me emërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës/ Përplasje me armë në Sarandë! Xhafaj fsheh krimin
Artikulli tjetërVlen 90 milion euro, Alisson i jep fjalën e nderit Real Madridit