Ursula von der Leyen: Jemi pranë shqiptarëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur se qëndron pranë shqiptarëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti.

Shuma prej 15 milionë eurosh akorduar nga Komisioni i Bashkimit Europian për popullin shqiptar për rimëkëmbjen nga tërmeti do të jepet menjëherë është shprehur ajo.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi në një postim në “Twitter” se kjo mbështetje do jepet menjëherë. Ajo deklaron se do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.

“Sapo kam folur me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian premton 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, shkruan Presidentja e KE.

Artikulli paraprakPse plani i Opozitës e rrëzon të gjithë propagandën sterile të kryeministrit?
Artikulli tjetër“Qiky qeni i ushtrisë Kosovës, ka shpëtu njerëz prej tërmetit shumë ma shumë se Edi Rama”!