“Qiky qeni i ushtrisë Kosovës, ka shpëtu njerëz prej tërmetit shumë ma shumë se Edi Rama”!

Gazetari Berat Buzhala ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me veprimet dhe reagimet e tij pas tërmetit të 26 Nëntorit ku mbetën të vdekur 51 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë.

Përmes një statusi në Facebook, Buzhala shprehet se qeni i ushtrisë së Kosovës, ka shpëtuar më shumë njerëz se Edi Rama ndërsa ka postuar disa foto të qenit të konsideruar ‘hero’ pasi zbuloi nën rrënoja disa persona.

Postimi i gazetarit Berat Buzhala

“Nese flasim praktikisht, qiky qeni te cilin po e puthe Ilir Meta, qeni i ushtrise Kosoves, ka shpetu njerez prej termetit shume ma shume se Edi Rama, ama Rama ka ofendu njerez shume ma shume se qeni. Qeni ne anen tjeter as nuk paguhet, as nuk ka oligark pas vetes, thjesht e kryen punen e tij pa zhurme dhe me modesti. Mandej na kanihere thojme per ndonje politikan “qeni qe eshte”. Çfare ofendimi. Per qenin”.

buzhala

Artikulli paraprakUrsula von der Leyen: Jemi pranë shqiptarëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti
Artikulli tjetërKavalishenca u klasifikua e pabanueshme nga tërmeti i Shtatorit, pse Prokuroria nuk heton ministrin Lleshi?