Udhëheqësi i opozitës arrestohet para protestës

Aktivisti kundër korrupsionit dhe lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është arrtestuar dje para banesës së tij në Moskë, pak kohë para fillimit të protestës masive antikorrupsion, të cilin e organizon ai.
Yulia Navalnya, bashkëshortja e Navalny-t, ka shkruar në rrjetin Twitter, se bashkëshorti i saj ka kërkuar nga mbështetësit për ta vazhduar mbajtjen e demonstratës, ashtu siç ishte planifikuar.
Burime në Fondacionin Antikorrupsion të Navalnyt kanë raportuar se qasja në Internet dhe rryma elektrike në zyrat e këtij fondacioni, janë ndërprerë.
Leonid Volkov, ndihmësi më i afërt i zotit Navalny, tha në kanalin YouTube të Navalnyt, se rryma ishte ndërprerë edhe në studion e tyre.
Demonstrata në Moskë planifikohej të fillonte në orën 14 sipas kohës lokale. Demonstrata të ngjashme janë mbajtur ose planifikohen të mbahen në më tepër se 200 qytete të Rusisë.

Artikulli paraprakPorto Riko, referendum për t’u bërë pjesë e SHBA
Artikulli tjetërNxënësit rusë nën presion para protestës