U shërua nga Covid-19, gjendet i vdekur në rrethana misterioze miliarderi rus

Një miliarder i njohur rus është gjetur i vdekur në Zanzibar në rrethana misterioze.

53-vjeçari Igor Sosin, u rikuperua nga koronavirusi në fillim të këtij viti, por humbi jetën pas një festë ku kishte marrë pjesë me vajzën e tij Taisia, 18 vjeç dhe një grua të panjohur. Sipas familjarëve, Sosin humbi jetën në gjumë, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Sosin ishte i njohur për shpenzimet marramendëse dhe jetën e luksit. Një herë shpenzoi disa milionë paund për një koleksion fustanesh që i përkisnin Sharon Stone të cilat ia dhuroi një prej grave të tij.

Familja e bisnesmenit është goditur nga një tjetër tragjedi, pasi djali i tij, Egor, në atë kohë 19 vjeç, mbyti nënën e tij me një kabllo karikuesi telefoni. Egor nuk u përball me drejtësinë pasi u diagnostikua me një ‘çrregullim akut mendor’.

Artikulli paraprakRikthehet në detyrë kolegu i policit që vrau Klodian Rashën
Artikulli tjetërGjendet thesari i çmuar në Sllovaki me mbishkrimin Albania