Rikthehet në detyrë kolegu i policit që vrau Klodian Rashën

Dy javë pasi ka qëndruar i pezulluar, efektivi i Shqiponjave, i cili ishte në shërbim sëbashku me Nevaldo Hajdarajn, ditën kur u vra Klodian Rasha, është rikthyer në detyrë.

Mësohet se nga verifikimi ka rezultuar se ai nuk ka kryer shkelje, ndërsa ka njoftuar në kohë në lidhje me ngjarjen.

Sa i takon hetimit për efektivin Nevaldo Hajdaraj, organi i akuzës është duke kryer edhe verifikimin e fundit nëse viktima dhe autori kanë patur njohje të mëparshme.

Ky fakt do të ndikojë në akuzën që do i ngrihet Hajdarit në momentin kur dosja do të shkojë për gjykim.

Sa i takon armës së gjetur në vendgjarje, prokuroria është në pritje të përgjigjes nga laboratorët jashtë Shqipërisë nëse do të marrin përsipër ekspertimin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të dhjetorit, ku efektivi Nevaldo Hajdaraj ekzekutoi 25-vjeçarin, Klodian Rasha për shkak se theu orën policore.

Artikulli paraprakDallimet e mëdha mes Bashës dhe Ramës
Artikulli tjetërU shërua nga Covid-19, gjendet i vdekur në rrethana misterioze miliarderi rus