Basha: Simboli famëkeq me tre gishtat i përdorur nga Vuçiç, është sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa ka folur për procesin e sigurisë në rajon, në statusin e tij në Facebook, ka reaguar edhe për shfaqjen e presidentit të Serbisë me simbolin famëkeq të të tre gishtave.
“Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë”, – shkruan kryetari i PD.

Sipas Bashës, “projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe Dodik synojnë ndarjen e Republika Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, skenar i cili nisi, por dështoi në veriun e Kosovës më 24 shtator 2023”

“Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe nuk do të ngurrojë në mbështetjen e saj ndaj Kosovës”, – shprehet Basha.

Artikulli paraprakProgrami i PD, Basha: Integrimi, prioritet në programin qeverisës të PD.
Artikulli tjetërProgrami i PD/ Basha: Me grupin e punës diskutuam për të përndjekurit dhe ish pronarët