Sapo ishte kthyer nga Londra, kush është 24-vjeçari që ju bë atentat pranë shtëpisë

I riu Tajar Fetiu që mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Berat, në lagjen Dëshmorët e Kombit, ishte duke kaluar më këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person e ka qëlluar 6 herë me pistoletë. Autorët janë larguar më pas në rrugicat e lagjes pa u parë.

24-vjeçari mori plumba në bark dhe  dhe për shkak të gjendjes së rëndë, Spitali Rajonal Berat e dërgoi drejt Spitalit të Traumës në  Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e atentatit nga dy autorët që Policia i ka shallur në kërkim si të të dyshuar: Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Fetiu nuk njihej si person problematik; ai jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Artikulli paraprakU arrestua për favorizim në tendera, lirohet juristja e Fatos Tushes
Artikulli tjetërTalebanët bllokojnë aeroportin e Kabulit, gazetarja e CNN përballet me militantët