Trump shkarkoi njeriun që telefononte Ramën për paktin Kosovë-Serbi

Në Janar, Rama krenohej para Parlamentit se kishte gjetur njeriun e duhur në Shtëpinë e Bradhë me të cilin po arrinte marrëveshjen për atë që mendonin se do të ndodhte me vonë mes Kosovës dhe Serbisë duke përfshirë edhe ndryshimin e kufijve. Ai ishte John Bolton.

“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria,rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë,që të mbyllë konfliktin historik.Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë,”- shkruan Rama.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Rama tha se: Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt se s’do ta kapërceja Oqeanin dhe jo të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, siç edhe pritet të ndodhë nga momenti në moment.

Kjo ishte kronika e Janarit. Nga dita e djeshme duket se shumë gjëra do të ndryshojnë. Telefonuesi I ramës në Shtëpinë e Bardhë tani është shkarkuar.

Presidenti Donald Trump njoftoi dje se kishte shkarkuar këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, duke thënë se nuk ishte dakord me shumë prej propozimeve të zotit Bolton. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Ëidakusëara njofton:

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, John Bolton kishte në axhendën e së martës diskutime me Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo lidhur me sanksione për të luftuar terrorizmin.

“Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump i fuqizon më tej përpjekjet tona antiterroriste,” tha lidhur me sanksionet Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Por zoti Bolton u shkarkua me një postim në Tëitter nga Presidenti Trump pak orë para takimit.

Zoti Bolton reagoi duke thënë se kishte ofruar të dorëhiqej para se presidenti ta shkarkonte.
Largimi i tij i papritur pason anulimin e bisedimeve të paqes me talebanët në pikën presidenciale të pushimeve, Camp David.
Në bisedime pritej të diskutohej tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Njoftohet se zoti Bolton ishte kundër idesë së marrëveshjes.

“Me sa duket disa nga problemet që kishin lindur sollën mosmarrëveshje dhe shkaktuan shkarkimin e John Boltonit, pasi presidenti vendosi të mos takohej me talebanët,” thotë Tood Belt, pedagog në Universitetin George Ëashington.
Këto zhvillime ndodhin gjithashtu në një kohë kur presidenti vazhdon përpjekjet për zgjidhje diplomatike me rivalë si udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Iranit.

“Prej kohësh John Bolton ka mbështetur idenë e ndryshimit të regjimit që përbën shqetësim të madh për Iranin. Me largimin e tij ka gjasa që nuk ngrihet më për diskutim tema e ndryshimit të regjimit gjë që krijon hapësirë për diskutime mes Teheranit dhe Uashingtonit,” thotë analisti Alex Vatanka.

John Bolton i përket vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe ka mbështetur haptazi alternativën ushtarake. Ai ka pasur shpesh përplasje me Presidentin Trump, i cili, megjithëse shprehet me terma agresive, kërkon të shmangë përfshirjen e Amerikës në konflikte ushtarake jashtë vendit.

Shkarkimi i zotit Bolton pason një numër ndryshimesh e zëvendësimesh në ekipin e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të presidentit.

“Aleatëve tanë nuk u pëlqejnë këto ndryshime dhe pasiguri në administratë. Ata duan që administrata të flasë me një zë të vetëm dhe në mënyrë konsistente. Por nuk po ndodh një gjë e tillë me këtë administratë,” thotë zoti Belt.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo këmbëngul se largimi i zotit Bolton nuk ndikon në vazhdimësinë e politikave:
“Nuk mendoj se ndonjë udhëheqës kudo në botë duhet të bëjë hamendësi se për shkak të largimit të një zyrtari, do të ndryshojë në një masë domethënëse politika e jashtme e Presidentit Trump”.

John Bolton është këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare i shkarkuar nga presidenti në më pak se tre vjet të mandatit. Javën e ardhshme pritet që të emërohet zëvendësuesi i tij.

Artikulli paraprakBardhi: 12 vjet burg për Tahirin, show. I duhet Ramës para vizitës në Gjermani!
Artikulli tjetërBasha: Amaneti dhe sakrifica e Azem Hajdarit shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane dhe demokratike