Trump, goditje fatale planit Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës, refuzon takimin me Thaçin

Presidenti Hashim Thaçi ka realizuar sot një foto me presidentin amerikan, Donald Trump. Thaçi nuk ka pasur takim me Trumpin, ndërsa me Zonjën e Para, siç e do tradita, kanë pasur rastin të shkrepin fotografi me çiftin Trump.
Presidenti Thaçi po qëndron në Nju jork bnë kuadër të punimeve për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë ditës së sotme, Thaçi është fotografuar me Presidentin Trump, transmeton Gazeta Express.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësinë e përjetshme ndërmjet popujve tanë”, ka shkruar Presidenti Thaçi.
Shefi i shtetit nuk e dinte nëse do t’i konfirmohej takimi që ai e dëshironte me Trumpin. Mbishkrimi i shkurtër në fotografinë që Thaçi e publikoi tregon se ai nuk ka realizuar një takim me të parin e Amerikës.

Lajmi dy ditë më parë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së ardhshme do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Nga burime diplomatike mësohet se Thaçi dhe Trump do të flasin për iniciativën e përkrahur nga SHBA-ja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Kosovapress.
Një gjë e tillë ishte krejtësisht e pritur pas deklaratave të dhëna ditë më parë nga këshilltari për siguri i presidentit Trump, John Bolton. Në një konferencë me gazetarë në Kiev të Ukrainës, Bolton kishte thënë se politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, SHBA-ja nuk përjashton korrigjimet territoriale.
Presidenti Thaçi dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes paqësore.

Artikulli paraprakBerisha: Tre dosjet e familjeve mafioze që mbajnë peng vendin dhe vendimi i BE
Artikulli tjetërPërdhunimi nga djali i deputetit, Rraja, pistoletën në kokë komisarit, Balla i kërkon të tërhiqet